-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

10,000 mësues trajnuar në programin kombëtar të zhvillimit profesional

Kryesoret

Faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve është përmbyllur më 18 qershor, duke trajnuar më shumë se 10 mijë mësues në fushat kryesore të arsimit si Gjuhë Shqipe, Matematikë, Shkenca dhe Teknologji (STEM). Ky program është realizuar në bashkëpunim me universitetet publike dhe ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të mësuesve përmes trajnimeve të vazhdueshme. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ndoqi një nga trajnimet që u zhvillua në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku janë angazhuar mbi 2,000 mësues gjatë 4 muajve të fundit.

Programi i trajnimit është i fokusuar në përmirësimin e cilësisë së leximit për testimin ndërkombëtar PIRLS 2026 dhe zhvillimin e aftësive të nevojshme për mësimdhënien moderne. Për fazën e parë, universitetet kanë organizuar trajnime për mësuesit e arsimit fillor, duke përfshirë metodat interaktive dhe fuqizimin e mekanizmave për parandalimin e dhunës në shkolla. Manastirliu tha se synohet trajnim i rreth 16 mijë mësuesve deri në fund të vitit.

Faza e ardhshme e programit, për periudhën 2026-2028, do të ofrojë module të reja, me më shumë përputhshmëri me kurrikulën dhe qëllimin për t’i pajisur mësuesit me aftësi të avancuara në mësimdhënie dhe menaxhim të klasës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit