Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës për dosjen “Gërdecin”. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është nën akuzë për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave në ngritjen e fabrikës së demontimit.
Mediu gjatë seancës kundërshtoi akt-ekspertizën e paraqitur nga grupi i ekspertëve. Seanca e radhës për Mediun është vendosur më datë 24 qeshor, ora 13:00.
“6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, ku kërkojnë që dëshmitë e personaliteteve ushtarake dhe politike të kohës të dhëna në SHBA vullnetarisht me (afidavit), që është deklarim nën betim dhe ka vlerën e provës në sistemin e drejtësisë amerikane, të merren parasysh në procesin ‘Gërdeci'”, tha Mediu.