Sot, vendi ynë do të përballet me kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke alternuar mes kthjellimeve dhe vranësirave në rritje. Parashikimet meteorologjike tregojnë se gjatë ditës do të ketë kthjellime të herëpashershme, por vranësirat do të jenë mesatare e lokalisht deri të dendura, veçanërisht në orët e mesditës.
Reshje të lehta shiu priten në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët dhe kryesisht në formë pikash. Era do të fryjë nga veriperëndimi në juglindje me një shpejtësi mesatare prej 6 metra në sekondë, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era do të intensifikohet përkohësisht duke arritur deri në 10 metra në sekondë.