Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Krenar Velajn. Ai ditën e diel ka përplasur një turist gjerman në plazhin e Gjipesë.
Sipas hetimeve paraprake, ai duke drejtuar një mjet lundrues ka përplasur një turist gjerman, i cili ka pësuar dëmtime në gjymtyrë dhe në shpatull.
Ndërkohë autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.