Shira të rrëmbyeshëm kanë rënë në shtetin veriperëndimor indian të Gujaratit dhe si pasojë 27 persona kanë humbur jetën.
Qeveria lokale njofton se ekipet e shpëtimit janë vendosur në terren për të ndihmuar dhe evakuuar dhjetëra banorë në zonat më të goditura.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 867 mm reshje në qytetet Palitana dhe Jessore, të cilat janë ndër zonat më të prekura.
Alok Kumar Pandey, drejtuesi i shërbimeve të emergjencës në Gujarat, deklaroi se shumica e viktimave humbën jetën si pasojë e shembjeve të ndërtesave ose goditjeve nga rrufeja.