Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për RTS, deklaroi se Serbia do të fitojë në çështjen e Kosovës. Ai u shpreh se tensionet dhe incidentet e fundit në Kosovë nuk kanë fund dhe ndryshimet në rajon po ndodhin ngadalë, por me siguri.
“Jam i sigurt se Serbia do të fitojë në fund,” tha Vuçiç pa dhënë detaje të mëtejshme.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara.