Zyrtarë të qeverisë amerikane i thanë Bloomberg News se po bëhen përgatitje për të nisur bombardime në Iran në ditët në vijim.
Sipas një raporti nga agjencia, situata është ende fluide dhe mund të ndryshojë. Disa nga burimet e agjencisë thanë se po bëhen plane për bombardime gjatë fundjavës.
Duke folur dje me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump la pasiguri nëse SHBA-të do të përfshiheshin në luftën e Izraelit kundër Iranit që filloi të premten, më 13 qershor.
“Ndoshta po. Ndoshta jo. Askush nuk e di se çfarë do të bëj”, tha ai.