Ditën e nesërme në qytetin e Belshit do të zhvillohet aktiviteti sportiv ‘Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025’. Policia ka marrë disa masa për kufizimin e qarkullimit të mjeteve.
Nga ora 09:00 deri në 12:00 do të bllokohen disa akse rrugore në zonën e Belshit.
Rrugët e bllokuara:
Kategoria Junior 97.6 km, Itinerari Belsh-Grekan-Dragot Dumre-Kodra e Lulit.
Kategoria U23/Elite, 146.4 km, Itinerari Belsh-Grekan-Deshiran- Dumre-Kodra e Lulit
➡️Kategoria Kadet, 73.2 km, Itinerari Belsh-Grekan-Deshiran-Dumre-Kodra e Lulit.