Kylian Mbappé është prekur nga një gastroenterit akute dhe është shtruar në spital për disa kontrolle dhe për të marrë trajtimet e para të nevojshme.
Ky lajm është bërë i ditur nga Real Madrid.
Sulmuesi francez mungoi në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës për Klube kundër Al Hilal të Simone Inzaghit për shkak të etheve, shenjë e parë e infeksionit. Më pas gjendja e tij është përkeqësuar duke e detyruar të izolohej në dhomën e tij të hotelit në Miami.