-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri izraelit: Khamenei është Hitleri modern, nuk mund të vazhdojë të ekzistojë

Kryesoret

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz deklaroi se udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është Hitleri modern dhe nuk mund të vazhdojë të ekzistojë.

“Një diktator si Khamenei, i cili drejton një vend si Irani dhe e ka bërë shkatërrimin e Shtetit të Izraelit qëllimin e tij të deklaruar, ky qëllim i tmerrshëm i shkatërrimit të Izraelit, nuk mund të lejohet të vazhdojë ose të materializohet.

Ai mobilizon të gjitha burimet e disponueshme, madje edhe në kurriz të popullit të tij, për këtë qëllim. Dhe sot ne shohim prova se ai personalisht po jep urdhrin për të qëlluar spitalet dhe ndërtesat e banimit. Këto [sulme të përsëritura me raketa mbi objektiva civile] nuk janë një devijim statistikor që mund të shpjegohet – ai e sheh këtë si pjesë të misionit për të shkatërruar Shtetin e Izraelit” tha ai.

Katz u shpreh se objektivat e luftës janë eliminimi i kërcënimit bërthamor, eliminimi i burimeve të shkatërrimit dhe neutralizimi i kërcënimeve me raketa. Brenda këtij kuadri, IDF është udhëzuar dhe e di se për të arritur të gjitha objektivat që Khamenei të mos të vazhdojë të ekzistojë më.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit