-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Toka rrezikon të kalojë kufirin e ngrohjes prej 1.5°C

Kryesoret

Toka mund të kalojë kufirin kritik të ngrohjes globale prej 1.5°C brenda vetëm tre vjetësh nëse emetimet e karbonit vazhdojnë në nivelet aktuale, paralajmërojnë mbi 60 shkencëtarë, nga më të njohur të klimës në botë, shkruan BBC.

Ky kufi, i përcaktuar në Marrëveshjen Historike të Parisit në vitin 2015 nga rreth 200 vende, synonte të mbante rritjen e temperaturave globale në maksimum 1.5°C mbi nivelet e fundit të shekullit të 19-të, për të shmangur pasojat më të rënda të ndryshimeve klimatike.

Megjithatë, përdorimi rekord i qymyrit, naftës dhe gazit, si dhe shpyllëzimi i pyjeve që thithin dioksid karboni, kanë vënë në rrezik arritjen e këtij qëllimi ndërkombëtar. Ndryshimet klimatike kanë përkeqësuar dukshëm fenomene ekstreme, si vala e nxehtësisë prej 40°C në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022, dhe kanë shkaktuar një rritje të shpejtë të nivelit të deteve, duke kërcënuar miliona njerëz që jetojnë në zonat bregdetare.

Në fillim të vitit 2020, shkencëtarët vlerësuan se njerëzimi mund të emetonte ende rreth 500 miliardë tonë dioksid karboni për të pasur një shans 50% që ngrohja globale të mos kalojë 1.5°C. Por deri në fillim të vitit 2025, ky “buxhet karbonik” u tkurr në vetëm 130 miliardë tonë për shkak të emetimeve rekord dhe përmirësimeve në llogaritjet shkencore.

Nëse emetimet vazhdojnë me ritmin aktual prej rreth 40 miliardë tonë në vit, ky buxhet do të shterojë brenda afërsisht tre vjetësh, duke e çuar botën drejt kalimit të kufirit të ngrohjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit