Seanca në Gjykatën e Posaçme për çështjen SASPAC është shtyrë përsëri. Shkak i shtyrjes së seancës ka qenë mungesa e avokatit të ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Avokati Ermal Yzeiraj ka paraqitur raport mjekësor dhe seanca u shty për me datë 1 korrik.
Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit dhe me 19 mars atij iu komunikua edhe akuza për shpërdorim detyre në bashkëpunim.
Gjithashtu për sterilizimin janë marrë ë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj.