Ditën e sotme një djalë 4 vjeç me oigjinë nga Serbia pësoi një krizë epileptike duke u larë në plazhin e Nea Vrasnës në Selanik. Mushkëritë e djalit u mbushën me ujë dhe pësoi atak kardiak.
Fatmirësisht një mjek që ndodhej pranë edhe ai nga Serbia i bëri reaminacionin kardiopulmunar dhe kjo e solli në jetë të miturin. Më pas fëmijës iu dha edhe oksigjeni i nevojshëm.
Sipas medias greke, i mituri është dërguar në Qendrën Shëndetësore Nea Madytou dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.








