Mbrëmjen e sotme një konflikt ka ndodhur në zonën e Astirit. Një person është përfshirë në një sherr pranë banesës së ish-bashkëshortes së tij së bashku me vajzën 15-vjeçare.
Ai është konfliktuar me dy persona të tjerë, të cilët frekuentoheshin me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Ai ka qëlluar me grushte njërin prej të pranishmëve dhe pas ngjarjes është larguar menjëherë duke lënë makinën në vend.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.