-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta në burg/ Avokati: Kartën për blerje e përdori Monika, jo Iliri!

Kryesoret

Shtyhet seanca për ish presidentin Ilir Meta. Seanca e radhës mbahet në datë 26 qershor.

Avokati i tij Kujtim Cakrani gjatë një deklarate për mediat rrëzoi lajmin që doli sot në media se SPAK ka zbuluar një tjetër episod korrupsioni qe i atribuohet ish-çiftit Meta-Kryemadhi.

Hetimet, sipas mediave kanë zbardhur veprimet e një karte tjetër bankare që rezulton se është përdorur për blerje dhe shpenzime të ndryshme.

“Sot prokurori ka kërkuar që akuza e lobimit nuk qëndron më. Ky është një lajm që e ka sjellë prokurori sot. Seanca u shty sepse unë kërkova që të njihem me aktet që ka sjellë prokurori.

Unë i thash gjyqtarit që jam avokati i Metës, as i Kryemadhit as i vjehrrës. Të gjithë ata u përmendën vetëm Meta jo. Zoti Meta nuk ka karta.

Kartën e ka përdorur ish-bashkëshortja e zotit Meta, nuk ka dalë asnjë llogari bankare në emër të zotit Meta. Pasuritë e ish presidentit Meta janë zero. Të shkojnë në hënë se mbase gjejnë ndonjë pasuri.

Nga kërkimet që ka bërë SPAK ka kërkuar në Shqipëri, në BE, SHBA ka bërë letër porosi dhe Meta nuk posedon as pasuri të luajtshme as të paluajtshme. Po bëhet një inkuizicion ndaj presidentit të PL, për këtë duhet të shqetësoheni, ka 8 muaj në paraburgim” tha ai.

‘Më lironi nga burgu’- Shtyhet për në 26 Qershor vendimi për Ilir Metën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit