Rreth orës 01:30 të mëngjesit, disa persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt një lokali në fshatin Halilaj, pranë rrugës Krujë-Fushë Krujë.
Pronari i lokalit, Mond Voga i njohur si ish-shoferi i deputetit të Partisë Demokratike, Arjan Ndojit, i cili u sulmua me atentat në vitin 2019 ka njoftuar menjëherë policinë pas ngjarjes.
Plumbat goditën pjesën e jashtme të lokalit, duke shkaktuar dëme materiale. Forcat e policisë së Krujës mbërritën shpejt në vendngjarje dhe po kryejnë kontrolle intensive për të identifikuar autorët.
Në vendngjarje janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe janë gjetur fishekë, ndërsa hetimet vazhdojnë.