Grupi i hakerëve “Homeland Justice” ka sulmuar faqen e Bashkisë së Tiranës, duke pretenduar se kanë ndërprerë shërbimin dhe kanë fshirë të gjithë serverët e saj. Ata thanë se ky sulm është një formë ndëshkimi për veprimet e Bashkisë.
Në një postim në Telegram, hakerat treguan imazhe “para dhe pas” sulmit, ku faqja paraqitej krejtësisht e bllokuar pas ndërhyrjes së tyre. Një model 3D i godinës së Bashkisë shoqëronte mesazhin e tyre, duke sugjeruar se sulmi ishte paralajmëruar më parë.
Autoritetet po hetojnë ngjarjen dhe punojnë për rikthimin e shërbimeve online.









