Mesditën e sotme një aksident ka ndodhur në fshatin Nizhavec të Maliqit. Automjeti tip “Benz”, me drejtues J. D, është përplasur me automjetin tip “Volswagen” me drejtues L. S.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Volswagen” i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës. Makina e tij përfundoi e përmbysur në kanal.
Ndërsa drejtuesi i makinës tjetër është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.