Policia e Sarandës arrestoi në flagrancë një 29-vjeçar nga Berati, i dyshuar për disa vjedhje në automjete.
Ai u kap më 19 qershor në lagjen nr. 1, pasi kishte marrë para nga një makinë.
Hetimet zbuluan se një ditë më parë kishte vjedhur 114 mijë lekë nga një tjetër automjet në të njëjtën zonë.
I riu synonte kryesisht çantat e lëna në makinat e turistëve, duke marrë para dhe sende me vlerë.