Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali gjatë qëndrimit në Bruksel u takua edhe me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder.
Spiropali e falenderoi Raporterin Schieder për mbështetjen dhe vlerësimet për arritjet e Shqipërisë drejt anëtarësimit në familjen europiane të shprehura edhe në Raportin e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe mbledhjen e fundit të Komitetit të Stabilizim-Asociimit.
Gjithashtu nënvizoi edhe kontributin e Kuvendit për përshpejtimin e procesit, garantimin e konsensusit parlamentar, legjitimitetit demokratik dhe anëtarësimit të Shipërisë në BE.