Tirana ka nisur prej disa ditësh procesin për zgjedhjen e trajnerit të ri pas largimit të Bledi Shkëmbit. Bardheblutë janë në kërkim të një drejtuesi të ri për stolin, me disa alternativa në tryezë.
Më i përfoluri kohët e fundit është Ditmar Bicaj, i cili vjen pas një pune të suksesshme me Burrelin në Kategorinë e Parë. Bicaj duket gati për një hap më të madh, duke u kandiduar për të drejtuar skuadrën kryeqytetase në Superiore.
Mësohet se palët kanë zhvilluar bisedime dhe tani mbetet për t’u parë nëse do të arrihet një marrëveshje mes tyre.
Gjithashtu, pritet që Tirana të kalojë në ndryshime të shumta në përbërjen e ekipit për sezonin e ardhshëm, pas një kampionati të vështirë ku arritën të mbijetojnë vetëm pas “play out”-it.