Një 57-vjjeçar është proceduar në Vlorë pasi akuzohet për prishje të qetësisë publike. Gjatë kontrolleve nga policia Orikum u konstatua një lokal në Radhimë që gjeneronte muzikë pas orës 24:00.
Kështu ndaj 57-vjeçarit me iniciale B.B., pronarit të lokalit u vendos gjoba me vlerë prej 400 000 lekësh.
Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon ndaj të gjithë administratorëve të subjekteve që të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës dhe orarin e përcaktuar për muzikë, për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për pushuesit dhe banorët.