Një raketë balistike iraniane ka shkatërruar një ndërtesë apartamentesh tre ose katërkatëshe në veri të Tel Avivit. Raketa iraniane shkatërroi betonin e mureve të ndërtesës dhe i theu të gjitha dritaret.
Sipas CCN, nga shpërthimi i raketës shiheshin mbeturinat nga brenda apartamenteve, si copa dyshekësh që ishin të shpërndara në pemët e copëtuara jashtë.
Mëngjesin e sotëm pajisjet e rënda filluan të pastronin rrënojat dhe mbeturinat nga shpërthimi. Ndërsa ekipet e shpëtimit dhe të rimëkëmbjes operuan në zonë.