Turqia ka reaguar pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
Ankaraja paralajmëroi se këto sulme mund të përshkallëzojë konfliktin Iran-Izrael në një nivel global, që siç tha mund të ketë pasoja “katastrofike”.
“Këto zhvillime mund të nxisin që konflikti rajonal të përshkallëzohet në nivel global. Ne nuk duam që një skenar i tillë katastrofik të ndodh”, tha Ministria e Jashtme turke.
Gjithashtu ministria shpreh “shqetësim të thellë për pasojat e mundshme”.