Në një nga plazhet më turistike të Spanjës janë gjetur pesë kufoma me duar dhe këmbë të lidhura. Trupat e pajetë janë gjetur nga Garda Civile në Detin Balearik pranë Ibizës.
Sipas medias së huaj, dyshohet se janë emigrantë që ishin përpjekur të arrinin në vijën bregdetare spanjolle nëpërmjet një kalimi të rrezikshëm nga Algjeria.
Policia ka hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e vdekjes.