-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

’Do thërras policinë’- Dogjani i kthehet Rusmalit: Nuk më rruhet fare, hajdut votash!

Kryesoret

Rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës ka sjellë tensione ditën e sotme. Deputeti Asllan Dogjani është përplasur me anëtarin e KAS-it, Ilir Rusmajli. Demokrati pretendon për vjedhje votash, ndërsa Ilir Rusmali iu përgjigj duke thënë se ‘’Do thërras policinë’’.

Përgjigja e Dogjanit nuk mungoi. “Nuk më rruhet për polici fare. Hajde shihe, është e paqartë, vjedh vota dhe thërret polici, vidhni vota, hajdut! Nuk është hera e parë që vidhni. Mos u tallni me votat e qytetarëve, se keni ditë e natë që rrimë këtu, me çfarë të drejte heq vota ti? Nuk është hera e parë. Turp të keni!

Do ti marr dhe do ti çoj në SPAK, ku është shprehur vullneti? Për të tjerët shprehet, për mua ku? Hajdeni të hapim votën. Talleni. Ja vota, urdhëroni se si tallen këta. Ky e di sa vota…3 vota, 4 vota në kuti i marrin.

Heqin votat kur shënimi është përbri kandidatit. Pse e bëjnë këtë? E bëjnë sepse kanë marrë orientim sikur ka qenë njësoj se u kemi prishur terezinë. Kanë dashure të shkonin në pushime. Njerëzit vuajnë, këta duan të shkojnë me pushime. Kjo nuk është vota e parë, shihni sa marrin”, shprehet Asllan Dogjani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit