-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Shkelje të tenderave dhe falsifikim dokumentesh, shpallet vendimi për 4 të pandehurit

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për katër ish-zyrtarët lokalë në Kurbin, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera publikë dhe falsifikim dokumentesh. Tre persona u shpallën fajtorë dhe një tjetër i pafajshëm.

Jeton Cakoni u dënua me 1 vit burgim, i reduktuar në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e tij në provë për 16 muaj. Gjithashtu humbet të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Vlash Gega u dënua po ashtu me 1 vit burgim, i reduktuar në 8 muaj. Gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe masa e provës për 16 muaj, si dhe ndalimi për ushtrim funksionesh publike për 5 vjet.

Donika Senka u shpall fajtore për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve në më shumë se një rast. Ajo u dënua me 1 vit burgim, i reduktuar në 8 muaj. Dënimi i saj gjithashtu u pezullua, duke u vendosur në provë për 16 muaj.

Irisi Tahiraj u shpall e pafajshme për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, pasi gjykata vlerësoi se nuk provohej përfshirja e saj në veprën penale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit