4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar nga Izraeli, dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit, të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare.
“Falenderojmë autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro.
Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona“, shkruan ministri i Jashtëm, Igli Hasani.