Kancelari gjerman, Friedrich Merz gjatë një samiti industrial në Berlin mbrojti udhëheqësit e Izraelit dhe SHBA-së për vendimet e tyre për të bombarduar objektet bërthamore iraniane.
“Nuk ka asnjë arsye për ne dhe gjithashtu për mua personalisht që të kritikojmë atë që Izraeli nisi një javë më parë dhe gjithashtu asnjë arsye për të kritikuar atë që Amerika bëri fundjavën e kaluar,” tha Merz,
“Nuk është pa rrezik,” shtoi ai. “Por ta lësh ashtu siç ishte nuk ishte një opsion”, tha Merz.
Kancelari gjerman gjithashtu tha se lufta nuk duhet të përshkallëzohet në kaos më të gjerë.
“Ai [Irani] po nxirrte sasi të caktuara uraniumi nga objektet dhe po i transportonte në vende të tjera. Dhe kjo duket të ketë qenë një nga arsyet pse qeveria izraelite vendosi të fillojë sulmin pak më shumë se një javë më parë dhe qeveria amerikane vendosi të ndërhyjë në konflikt të shtunën në mbrëmje.”, u shpreh Merz.