Ish-komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo u ndal tek sulmi i Iranit mbi bazat amerikane në Katar dhe Irak.
Meçollari tha se ishte një sulm hakmarrës pas sulmeve që bëri SHBA në Iran. Ai u shpreh se Irani ka bërë gabim me sulmin e bërë, pasi sipas tij ka avancuar konfliktin me SHBA.
“Baza më madhe e SHBA është ajo e Katarit. 10 mijë forca janë vetëm në Katar. Ka një fushë 4 mijë metra, ka avion breshër, ka avion transporti, avion pa pilot dhe herë pas është edhe B2. Kemi një komand tjetër që ndodhet në Bahrain që varet nga komanda qendrore. Aty kemi edhe komandë edhe bazë.
Pak para goditjes ambasada amerikane në Katar u bëri thirrje qytetarëve që të strehohen.
Irani ka bërë gabim dy gabime, e para ka avancuar konfliktin me SHBA dhe e dyta ka bërë aleat me Izraelin vendet arabe. Nuk është vetëm Izraeli i kërcënuar nga Irani por janë edhe vendet arabe. Nëse Irani nuk do të bënte një veprim hakmarrës si ai që bëri, do të ishte humbja e moralit të qeverisë aktuale atje”, tha ai.