Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin tha se Izraeli sapo ka kryer sulmin më të madh në Teheran deri më sot.
“Sa më shumë që i thellojmë sulmet, aq më shumë e zvogëlojmë aftësinë e tyre për të lëshuar raketa drejt nesh”, tha ai.
Ai tha se Izraeli është gati të thellojë sulmet në Teheran dhe se ende ka një listë të gjatë objektivash. Gjithashtu ai tha se Izraeli ishte në kontakt me partnerë në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë.