-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si erdhëm te armëpushimi/ Çfarë duhet të dini deri tani për luftën Izrael-Iran?

Kryesoret

Izraeli dhe Irani e kanë pranuar të martën armëpushimin e thirrur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës 12-ditore që e tronditi Lindjen e Mesme.

Pranimi i marrëveshjes nga të dyja palët erdhi pasi Teherani e kreu sulmin e fundit raketor ndaj Izraelit, si pasojë e të cilët humbën jetën katër njerëz në orët e hershme të mëngjesit të së martës, ndërkohë që Izraeli kreu bombardime në të gjithë Iranin para agimit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli është pajtuar armëpushimin dypalësh me Iranin, në bashkërendim me Trumpin.

Cfare duhet te dini?

  • Izraeli konfirmoi të martën në mëngjes se kishte pranuar propozimin e Trump për armëpushim. “Ne do të reagojmë fuqishëm ndaj çdo shkeljeje”, thotë zyra e Benjamin Netanyahut.

  • “Armëpushimi ka hyrë në fuqi, mos e shkelni”,  shkroi Trump në një postim të martën në mëngjes. Sipas asaj që ai kishte njoftuar më parë, armëpushimi do të zbatohet brenda 24 orësh në dy faza, me Iranin që fillimisht do të ndalojë të gjitha operacionet e tij në orën 7:00 dhe Izraelin që do të bëjë të njëjtën gjë 12 orë më vonë.

  • Të paktën gjashtë “valë” sulmesh me raketa u nisën nga Irani kundër territorit izraelit në agim. Katër persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën nga një sulm me raketa në Beer Sheva.

  • Trump falënderoi… Iranin: Presidenti amerikan e përshkroi përgjigjen e Teheranit ndaj sulmeve të SHBA-së në objektet e tij bërthamore si shumë të dobët. “Askush nuk u plagos”, shkroi presidenti amerikan sepse, siç tha ai, Irani kishte paralajmëruar me kohë.

  • Reagimi i parë i Khameneit: Duke thyer heshtjen e tij të përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit, Ali Khamenei komentoi sulmet ndaj Katarit në X, duke thënë se “ne nuk dëmtuam askënd, nuk do të nënshtrohemi”.

  • Parametrat e një armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit u njoftuan disa orë më parë nga Donald Trump, pas sulmit në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar, instalimi më i madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme, si dhe shënjestrimit të infrastrukturës së vendit të tij në rajonin më të gjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit