-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paralajmërim për temperaturat e larta dhe rrezikun nga zjarret

Kryesoret

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se në ditët në vijim temperaturat do të arrijnë deri në 40°C, sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave dhe Qendrës Europiane për Parandalimin e Emergjencave.

Kjo situatë rrit ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje dhe zonat rurale. Prandaj, qytetarëve u bëhet apel të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore.

Këshillohet të shmangin qëndrimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të jenë shumë të kujdesshëm me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.

Çdo zjarr apo tym i dyshuar duhet të raportohet menjëherë në numrat emergjentë 128 ose 112.

“Respektimi i masave parandaluese është thelbësor për të ruajtur jetën, pronën dhe natyrën,” thekson Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për një verë të sigurt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit