Tjetër dështim. Pak pas nisjes së provimit të lëndës me zgjedhje për maturantët, në internet është publikuar teza e Biologjisë si dhe e Ekonomisë.
Njësoj si me provimet më parë, atë të Anglishtes, Gjuhë-Letërsisë dhe Matematikës, teza është bërë publike në rrjetin social Facebook duke vërtetuar edhe njëherë dështimin e Ministrisë së Arsimit.