-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan: Me KFOR-in turk në veri të Kosovës, shpresojmë për paqe dhe qetësi

Kryesoret

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë Samitit të NATO-s u përgjigj për situatën në veri të Kosovës, ku forcat KFOR të komanduar nga Turqia janë të pranishme. Erdogan theksoi se prezenca e KFOR-it turk është për të ruajtur paqen dhe sigurinë në atë zonë.

“KFOR-i i Turqisë ndodhet në atë zonë, pse ndodhet aty? Për paqe, për qetësi dhe derisa KFOR-i turk gjendet aty, shpresoj që aty nuk mundet dhe nuk do të ketë asnjë problem,” tha Erdogan duke përdorur edhe shprehjen “inshallah”.

Kjo deklaratë u bë gjatë një konference për shtyp ku ai iu përgjigj pyetjes së gazetarit kosovar Urall Boshnjaku, duke treguar besimin në stabilitetin që forcat turke mund të mbajnë në veri të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit