Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e parë të mandateve për disa qarqe, ku ndër të parët janë konfirmuar emrat për Lezhën dhe Gjirokastrën.
Në qarkun e Lezhës, Partia Socialiste siguron tre mandate, të cilat i marrin: Ulsi Manja, Ermal Pacaj dhe Admir Kadeli.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike del me katër mandate, që u takojnë: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Gjin Gjoni dhe Kastriot Piroli.
Ndërsa në Gjirokastër, PS ruan epërsinë me tre emra të njohur: Mirela Kumbaro, Termet Peçi dhe Piro Dhima.
PD përfaqësohet me Tritan Shehun, i cili prej vitesh është figura kryesore e kësaj force në këtë qark.
Shpërndarja e mandateve pritet të vijojë edhe në qarqe të tjera në ditët në vijim, ndërsa KQZ-ja po finalizon rezultatet zyrtare.