-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk ka pushime! Jamarbër Malltezi do ta kalojë verën i kyçur në shtëpi

Kryesoret

Gjykata e Lartë ka vendosur të refuzojë rekursin e Jamarbër Malltezit, që kërkon lirinë nga arresti i shtëpisë. Jamarbër Malltezi ndodhet nën hetim për çështjen e privatizimi të ish kompleksit “Partizani”. Të pandehur për korrupsion janë marrë Jamarbër Malltezi, ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe tre persona të tjerë.

Magjistratja Elsa Ulliri, është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit. Ndaj kreut të PD-së është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

Tre të pandehurit e tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit