Më 26 qershor 2025, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli vendimin lidhur me ankimin e Guxim Zenelaj i cili kishte apeluar një vendim të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.
Në vendimin e saj, gjykata e la në fuqi vendimin nr. 26 të datës 17 mars 2025, por me një ndryshim: dënimi me burgim u pezullua dhe u zëvendësua me 100 orë punë në interes publik. Ky afat për kryerjen e punës do të përfundojë brenda gjashtë muajve, duke filluar nga dita e ekzekutimit të vendimit.
Gjykata ngarkoi G.Z. me shpenzimet gjyqësore, ndërsa ai ka të drejtë të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga njoftimi i vendimit.