-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

Kryesoret

Bundestagu gjerman ka miratuar në leximin e dytë vendimin për vazhdimin e pjesëmarrjes së trupave gjermane në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë – KFOR. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga Bundesuehr-i, numri i pjesëtarëve gjermanë do të mbetet deri në 400 ushtarë, pa ndryshime nga mandati i mëparshëm.

Edhe pse mandati i KFOR-it është i hapur, Qeveria Federale ia paraqet çdo vit Parlamentit për rishikim dhe aprovimin e mëtejshëm, si pjesë e procesit demokratik dhe kontrollit parlamentar të misioneve ushtarake.

Në dritën e tensioneve të vazhdueshme në rajon, roli i KFOR-it dhe prania e Bundesuehr-it konsiderohen të domosdoshme për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë. Bundesuehr shihet si një faktor kyç në garantimin e paqes dhe mbështetjen e strukturave të sigurisë në Kosovë.

Gjermania, brenda kuadrit të NATO-s, mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së paqes në Ballkan, duke e konsideruar sigurinë si themel për zhvillime të qëndrueshme politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit