Mediat italiane kanë publikuar foton e të riut shqiptar, Rivaldo Rusi 25-vjeç i cili u vra me armë zjarri në zonën Cilentos në Itali.
Krimin e rrëfeu vetë biznesmeni italian, Aurelio Valiante, i cili pranoi edhe autorësinë. 58-vjeçari plagosi gjithashtu një person tjetër, i cili ndodhet në spital në Napoli në gjendje të rendë.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, kur disa persona dyshohet se tentuan të hynin për të vjedhur në vilën e Valiante-s.
Sipas dëshmisë së vetë biznesmenit, ai ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar drejt tyre.
Një nga plumbat ka lënë të vdekur në vend Rivaldo Rusin, ndërsa tjetri ka plagosur rëndë bashkëkombësin e tij.