-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dritan Goxhaj: Izraeli i Netanjahut si Italia e Musolinit në luftën Italo Greke

Kryesoret

Izraeli i Netanjahut si Italia e Musolinit në luftën Italo Greke
Një përllogaritje e gabuar strategjike
Më 30 qershor të vitit 2009 Instituti amerikan “Brooking” publikon një studim të sponsorizuar nga Pentagoni me titull “ Which path to Persia? Options for a neë American strategy toëard Iran” (Cila rrugë drejt Persisë? Opsione për një strategji të re Amerikane drejt Iranit) https://www.brookings.edu/articles/which-path-to-persia-options-for-a-new-american-strategy-toëard-iran/
Në pjesën e dytë të këtij studimi, kapitulli 5 i tij titullohet “Leave it to Bibi (Benjamin Netanyahu): Allowing or Encouraging an Israeli Military Strike” (T’ja lëmë Bibit: Të lejojmë ose inkurajojmë një goditje ushtrake Izraelite).
Çdo kush që do e lexojë këtë kapitull, ose do marrë mundimin t’i hedhi një sy këtij studimi që mund ta shkarkoni në adresën e mësipërme, do e vërë re se sulmi i Izraelit drejt Iranit i datës 13 qershor nuk ishte as i rastësishëm dhe as i bërë me shpejtësi se mos gjoja Irani na bëntë bombën bërthamore. Ky sulm ka filluar të përgatitet që në 2009.
Në këtë ese nuk do merrem me anën politike dhe mashtrimin politik si u arrit te ky sulm, por vetëm do analizoj këtë sulm ushtarak Izraelit dhe amerikan ndaj Iranit.
Dhe në fund të kësaj përplasje 12 ditore të lind pyetja : A ishte ky sulm një fitore strategjike, apo një përllogaritje e gabuar strategjike?
Më datë 13 qershor Izraeli ndërrmori një sulm i konceptuar në disa valë sulmesh ajrore, në territorin e Iranit duke gaditur infrastrukturën ushtarake, zinxhirin komandues të saj, infrastrukturën bërthamore, shkencëtarët bërthamor të saj, dhe infrastrukturën civile.
Izraeli lëshoi 200 avionë në fillim të këtij sulmi, në të cilën përfshihej edhe depërtimi i thellë me anë të luftës kibernetike. Instalimet e mbrojtjes kundërajrore dhe radarët ishin ndër të parat objektiva që u goditën, ndërkohë që shërbimi sekret Izraelit Mosad dhe gjith shërbimet e tjera aleate të tyre në NATO përdorën agjentë të tyre në terren në brendësi të Iranit për të lëshuar një valë sulmesh sabotazhi të brendëshëm, duke përfshirë sulmet me dron dhe sulmet e ndryshme terroriste me bomba dhe makina bomba në disa nga qytetet kryesore Iraniane.
Në aspektin ushtrak ishte një sulm i bërë pikë për pikë sipas manualit. Dhe për gati 12 orë arriti që të paralizojë pjesërisht kundër reagimin iranian. Por pas 8 orëve të para Iranianët filluan të reagojnë me anë të mbrojtjes së tyre kundërajrore dhe të organizoheshin. Kapacitetin e plotë të kundër reagimit e arritën pas 10 orës nga fillimi i sulmit, pasi atëherë arritën të lëshojnë edhe raketat e para drejt Izraelit.
Sulmi izraelit në fillim shënjestroi zinxhirin komandues të ushtrisë iraniane dhe të Gardës Revolucionare, me qëllimin dhe idenë se po të eleminohej kjo nuk do kishte kundërpërgjigje, ose ata që do zëvëndësonin gjeneralët e vrarë nuk do ishin në gjendje të vinin në zbatin planin e kundërpërgjigjes të parapërgatitur më parë për një rast të tillë.
Pamvarësisht se po ta shohësh në pamje të parë kjo duket një fitore, në realitet ajo është vetëm një fitore taktike, por jo edhe strategjike ashtu siç edhe pretendohej të arrihej. Dhe kjo shënon edhe gabimin e parë në përllogaritjen e një operacioni ushtarak.
1. Nënvlerësimi i aftësive të armikut (Iranit).
Në këtë pikë Izraeli kopjoi me përpikmëri të njëjtën ide që ndoqi në sulmin ndaj zinxhirit komandues të organizatës Hezbullah në Liban. Edhe atje arriti që ta eleminonte zinxhirin komandues të saj.
Por në rastin e Iranit kemi të bëjmë me një shtet dhe jo me një organizatë.
Organizatat sado të forta që të jenë dhe të mirëpërgatitura sërish ato janë organizata, dhe si të tilla struktura e tyre shtrihet vetëm vertikalisht, dhe për më tepër ato kanë tendencën të jenë sektare, për shkak të sigurisë.
Dhe në momentin që arrin të eleminosh zinxhirin aktual komandues, si në rastin e Hezbullahut, ajo e ka shumë vështirë që edhe pasi të ketë bërë zëvendësimin e këtij zinxhiri të japë një kundërpërgjigje adekuate sulmuesit, pasi pjesa më e madhe e planit të kundërpërgjigjes është sekret i mbajtur me shumë fanatizëm nga vetëm krerët e zinxhirit komundues.
Dhe zinxhiri i ri duhet që të ribëjë nga e para një plan kundërpërgjigje.
Irani duke qënë një shtet, me një histori 5000 vjeçare, ai ka shtrirje si vertikalisht edhe horizontalisht, dhe e ka të paraparë në strukturën e vet ushtarake dhe të sigurisë zëvendësimin e strukturës komanduese në rast eleminimi, dhe planet e luftës dhe ato të kundërpërgjigjes bëhen nga Shtabi i Përgjithëshëm ku marrin pjesë të gjitha strukturat e tija.
Dhe çdo kush që zëvendëson një komandant të vrarë ose të larguar ka dijeni dhe aftësi që të implementojë një plan të parapërgatitur.
Izraeli në këtë rast e nënvlerësoi aftësinë ushtarake të Iranit dhe përgatitjen e tij për të zëvendësuar dhe reaguar në mënyrë adekuate.
Gabimi i dytë i Izraelit erdhi te:
2. Mbivlerësimi i fuqisë së tijë.
Ushtria terroriste dhe genocidiale izraelite e mbivlerësoi veten e saja dhe mendoi se me një sulm me avionë dhe drone dhe disa sulme të tjera brenda Iranit do të arrinte që të dëmtonte totalisht jo vetëm mbrojtjen kundërajore por edhe kapacitetet raketore të Iranit.
Por fakti që Irani pas 10 orësh arriti të lëshoi valën e parë të raketave, tregoi se sulmi i programuar izraelit nuk e kish arritur aspak shkatërrimin e kapaciteteve të kundërpërgjigjes iraniaene.
Në këtë rast Izreli e mbivlerësoi fuqinë dhe aftësinë e tija.
Izraeli në këtë sulm lëshoi gjithë kapacitetet e veta ajrore duke përshirë të gjithë sasinë e avionëve të tij-200 copë dhe të gjithë llojet e dronëve me rreze të gjatë veprimi që ai posedon.
Kjo tregoi gabimn e tretë të tij:
3. Llogjistikë e pamjaftueshme.
Izraeli i vuri në dispozicion të këtij sulmi të gjitha kapacitetet e veta llogjistike ajrore duke mos lënë më kapacitete të tjera llogjistike të cilat do të mund të jepnin mundësinë që ai të lëshonte sërish të nesërmen ose pas 10 ose 12 orësh të njëjtën valë goditje.
Pasi duke i vënë të gjithë avionët në këktë operacion me një valë goditje ai i ezauroi të gjitha orët e fluturimit që ata kanë duke bërë kështu një ndalim fluturimi të tyre për periudha të gjata kohore.
Më konkretisht për ta kuptuar:
Izraeli përdori avionët e tijë F-15, F-16 dhe F-35.
Një avion F-16 fluturon me shpejtësi 400 km/h kur është i mbushur me bomba e raketa.
Një avion F-15 fluturon me shpejtësi 900km/h, ndërsa një F-35 me shpejtësi 1000 km/h.
Një avioni F-16 në këtë rast i duhet nga Izraeli deri në kufirin me Iranin 3 orë, plus një orë operacioni luftarak, plus 3 orë kthimi, në total ka kryer 7 orë fluturim.
Një avioni F-15 në këtë rast i duhet nga Izraeli deri në kufi me Iranin 1.5 orë, plus 1 orë operacione luftarake, plus 1.5 orë kthimi, në total ka kryer 4 orë fluturim.
Një avioni F-35 në këtë rast i duhet nga Izraeli deri në kufi me Iranin 1.15 orë, plus 1 orë operacione luftarake, plus 1,15 orë kthimi, në total ka kryer 3.30 orë fluturim.
Një avion F-16 ka nevojë për 5 orë mirëmbajtje për çdo 1 orë fluturim.
Një avion F-15 ka nevojë për 7 orë mirëmbajtje për çdo 1 orë fluturim.
Një avion F-35 ka nevojë për 10 orë mirëmbajtje për çdo 1 orë fluturim.
Kështu na rezulton që pas këtij aksioni të gjithë avionët F-16 është dashur të rrinë në tokë për një periudhë (7×5)= 35 orëshe.
Avionët F-15 është dashur të rrinë në tokë për një periudhë (4×7)= 28 orëshe.
Avionët F-35 është dashur të rrinë në tokë për një periudhë (3.30×10)= 35 orëshe
Ezaurimi i të gjitha këtyre kapaciteteve llogjistike në vetëm një sulm të parë tregon llogjistikë të pamjaftueshme.
Izraeli kish menduar se me anë të vetëm këtij sulmi do të mund të arrinte eleminimin e ushtrisë dhe rënien e qeverisë dhe eleminimin e kapaciteteve raketore dhe bërthamore të Iranit
Kjo tregoi gabimin e katërt të tijë:
4. Pritshëmri jo reale.
Izraeli kish menduar se duke eleminuar një pjesë të zinxhirit komundaues dhe duke vrarë disa shkencëtarë, qeveria e Iranit do të rrëzohej nga pushteti ose do të kapitullonte.
Dhe këtë e kish bazuar edhe të raportet e gabuara të asaj të ashtuquajtur opozitë Iraniane në ekzli e cila kishte të paktën dy vjet që raportonte se qevria iraniane mezi mbahet në këmbë, dhe në rastin më të parë njerëzit brenda do e rrëzojnë atë sapo të shohin që nuk ekziston më kryesisht zinxhiri komandues i Gardës Revolucionare.
Por e gjitha kjo tregoi se ishte më e pakta një dëshirë dhe më e shumta një gënjeshtër e madhe për të përfituar fonde nga Uashingtoni, Londra, Parisi e Izraeli.
Pasi ky sulm u bë mbi këtë ide pa marrë parasysh konceptin nacionalist të shoqerisë dhe qeverisjes në Iran.
U hoq totalisht nga opsioni, faktori nacionalist, si dhe faktori fetar i ndryshëm dhe i vetëm në rajon i bazuar mbi ndjenjën nacionaliste të përkatësisë fetare mbi të cilën është ndërtuar.
Nuk u morr parasysh aspak një luftë nacionaliste 10 vjeçare me Irakun që tregoi një përqindje shumë të lartë të ndjenjës nacionaliste dhe të sakrificës së këtij populli.
Duke mos i futur këto në përllogaritjen e këtij sulmi rezultoi pritshmëritë ishin jo reale.
Me kundërpërgjigjen iraniane u pa që kapacitetet e Izraelit për të thellluar sulmin e tij ndaj Iranit pas ditës së parë pothuajse ranë në përmasën 20 deri 30%, ndërsa kapacitetet iraniane të kundërpërgjigjes u rritën aq sa në ditët e fundit të këtij konfrontimi 50% e rraketave iraniane arrinin në objektiv
Dhe kjo tregoi gabimin e pestë dhe kryesoë të kësaj fushatae ushtarake izraelite
5. Planifikim i dobët.
Në çfardo lloj panifikimi ushtarak përveç prithsmërive dhe sukseseve të hamendësuara, ajo që duhet të përllogaritet mirë është kundërpërgjigja e kundërshtarit dhe palnifikimi për t’u mbrojtur ose neutralizuar këtë kundërgoditje.
Irani u kundërpërgjigj me një valë të pandërprerë sulmesh raketore ndaj infrastrukturës kritike të Izraelit gjatë këtyre 12 ditëve, duke goditur mbi 18 asete me vlerë të lartë, për të dëmtuar aftësitë ushtarake, inteligjente, teknologjike dhe ekonomike të Izraelit.
Duke goditur : bazat ushtarake dhe ato ushtarako ajrore të Izraelit – Baza Al-Jalil ; Baza Kiryah; Baza ajrore Tel Nof ; Baza ajrore Nevatim ; Baza ajrore Ovda; Shtabi qëndror i inteligjencës ushtaralke dhe luftës elektronike e njohur si njësia 8200; Shtabin qëndror të shërbimit sekret izraelit MOSAD; qëndrën e kompanisë ushtarake Rafael.
Kjo solli mos përdorimin e avionëve F-35 më që pas ditës së parë, si dhe degradimin e kapaciteteve reaguese dhe luftuese të Komandës së Veritu dhe atyre të luftës elektronike.
Goditi infrastrukturë kritike civile të lidhur me aktivitetet ushtarake: Rafinerinë e naftës në Haifa e cila furnizon 60% të nevojanve ushtarake me karburant; centralin elektirk në Haifa si dhe centralin elektrik në Hadar.
Kjo solli rënien e energjisë elektrike në shumicëne territorit të Izraelit duke shkaktuar degradim të kapaciteteve ushtarake edhe në raport me Iranin, por në veçanti në raport me aktivitetet genocidiale të ushtrisë pushtuese izraelite në Gaza.
Goditi infrastrukturën shkencore të Izraelit: qëndrën e bërjes së çipave Kiryat Gat; Institutin e kërkimeve të avancuara shkencore Weizman; qëndrën bërthamore Negev.
Goditi dhe nxori jasht funksionit portin e Haifas dhe aeroportin e vetëm ndërkombëtar Ben Gurion, duke reduktuar kështu të gjithë zinxhirin llogjistik civil dhe ushtarak.
Kjo tregoi se Izraeli nuk e kish përllogaritur një kundërgoditje të tillë dhe as që kish planifikuar një mbrojtje për këtë lloj goditje.
Planifikim e sulmit të vet nuk kish marrë farë në konsideratë thellësinë strategjike të Iranit dhe mungesë e thellësisë stregjike të vetën.
Se siç u pa më lart në objektivat e goditur nga Irani, në kundër balancë Izraeli nuk arriti të shkatërronte kapacitetet llogjistike të Iranit pasi irani posedon 23 aeropoete ndërkombëtare të shtrirë në gjithë territorin e tijë, ndërsa Izraeli vetëm 1 të tillë.
Irani posedon 12 porte të mëdhej nga ku llogjistika vazhdonte normalisht pa ndërprejrje, ndërsa Izraeli posedon vetëm 6 të tillë, ku nga këta vetëm dy janë përdorim.
Portet e Eliatit, Ashdodit dhe Ashkelonit i kanë xjerrë jasht përdorimit duke bllokuar punën aty për shkak të goditjeve raketore nga Huthët, ndërsa të katërtin, atë të Haifes, e nxorën iranianët, duke i lënë Izraelit vetëm dy porte, atë të Tel aviviti dhe të Haderës, për nevoja llogjistike ushtarake dhe civile.
Gjithashtu Irani posedon 24 baza ushtarake raketore te njohura të shtrira në gjithë territorin e vendit, ku Izraeli arriti të godasë vetëm dy prej tyre.
Fakti që Izraeli nuk mori në konsideratë thellësitë strategjike në një operacion të tillë ushtarak me qëllime të mëdha strategjike a) ndryshimi i qeverisjes; b) shkatërrimi i kapaciteteve raketore; c) shkatërrimi i kapaciteteve bërthamore, tregon qartë se Izraelit i mungon aftësia dhe kapaciteti për të planifikuar operacione të kapacitetit strategjik.
Pra thjesht ka bërë një planifikim të dobët.
Dhe pasi e kuptojë gjithë gabimet që kishte bërë atëherë i kërkopi ndihmë Amerikës që ajo të ndërhynte për të mos humbur totalisht.
E gjithë kjo histori të ngjan me sulmin e përllogaritur strategjikisht gabim që Benito Musolini bëri ndaj Greqisë në vitin 1940 nga territori i Shqipërisë.
Edhe atëherë Musolinit nuk i dolën llogaritë ashtu si kish menduar dhe për të mos humbur kërkoi ndihmë Hitlerit.
E njëjta gjë edhe me Izraelin sot në këtë sulm ndaj Iranit.
Dhe Amerika i erdhi në ndihmë me një goditje ushtarake në një skenar të parapërgatitur teatral për të shpëtuar jo vetëm Izraelin, por edhe fytyrën e saj.
Dhe po të mos kish qënë për ndërhyrjen amerikane dhe vazhdimin e luftës me të njëjtin intesitet të Iranit, i cili kishte zgjedhur të lëshonte çdo ditë vetëm një sasi të vogël, midis 20 dhe 40 raketave duke e detyruar Izraelin të harxhonte gradualisht dhe sistematikisht gjith kapacitetet e veta të mbrojtjes kundërajrore, dhe duke i imponuar kështu vullnetin e vet, duke e detyruar Izraelin të racionizonte mbrojtjen kundërajrore.
Pra duke e detyruar Izraelin që të vendoste se cilat objektiva ja vlente të mbronte dhe cilat jo, pasi nuk i mbronte dot të gjithë.
Izraeli ishte duke shkuar drejt zhbërjes së kapaciteteve të tija mbrojtëse.
Ndaj edhe Netanjahu nëjsoj si Musolini i kërkoi ndihmë aleatit të tij të fortë, për të shpëtuar jo vetëm fytyrën por edhe vendin.
Dhe ashtu si Italia e Musolinit në 1940 edhe Izraeli i Netanjhut në 2025 bënë një përllogaritje të gabuar strategjike që desh ju kushtoi ekzistencën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit