-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditet kultivimi i bimëve narkotike në Fier, dy të ndaluar nga policia

Kryesoret

Policia e Fierit ka finalizuar një operacion antidrogë në kuadër të operacionit “Koordinata”, duke goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë natës në fshatin Rreth Libofshë u zbuluan dhe u shkatërruan 284 bimë Cannabis Sativa, të kultivuara në dy parcela toke me pronësi publike.

Në vendin e ngjarjes u arrestuan dy persona: A. Sh., 50 vjeç nga Tirana, dhe J. B., 28 vjeç nga fshati Rreth Libofshë. Sipas hetimeve paraprake, të dy dyshohen për kultivimin në bashkëpunim të lëndës narkotike.

Bimët narkotike u asgjësuan në vendngjarje, ndërsa operacioni “Koordinata” vijon me kontrolle intensive në gjithë qarkun e Fierit, bazuar në informacione operative.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit