Kompania Albpetrol ka reaguar për ndotjen në lumin Vjosa nga nafta. Albpetrol shkruan se vendburimi i Gorisht-Koculit, nga ku është publikuar edhe videoja, është një vendburim 60 vjeçar si pasojë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Albpetrol thotë se është angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit.
“Aktualisht, në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotës prej shumë kohësh. Operimet zbatojnë protokollet teknike të nxjerrjes dhe evadimit në përputhshmëri të manualeve dhe në respekt të plotë të mbrojtjes së mjedisit.
Albpetrol po e zvogëlon çdo vit sasinë e mbetjeve të trashëguara e kjo vërtetohet nga veprimet e ndërmarra zyrtarisht”, deklaroi Albpetrol.
Ai që i bëri publike pamjet e masakrës mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës ishte CEO i River Watch, Ulrich Eichelmann. Lumi Vjosa cilësohet si më i egri në Europë.