-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pacientët me tumor në pritje/ QSUT: Pajisja u prish të premten

Kryesoret

Pacientët me sëmundje tumorale janë detyruar të ndërpresin trajtimin me rrezatim pranë spitalit të Onkologjikut për shkak të një defekti në pajisjen e radioterapisë. QSUT ka reaguar duke pranuar se një prej akseleratorëve linear është prishur që prej pasdites të se premtes dhe thekson se do e kthejnë në funksion brenda së hënës.

Njoftimi i plotë i QSUT

Pajisja e brakiterapisë ka pasur një ndërprerje të përkohshme për shkak të një sinjali automatik të sistemit që kërkonte mirëmbajtje rutinë. Menjëherë u njoftuan Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) dhe kompania prodhuese, dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Pajisjeve Biomjekësore, u kryen të gjitha kontrollet e nevojshme. Pas verifikimeve dhe kalibrimeve nga fizikanët mjekësorë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë, trajtimet rifilluan normalisht në datën 23 qershor 2025.

Sa i përket akseleratorëve linearë, QSUT ka në dispozicion dy pajisje funksionale. Një nga këto pajisje u ndal përkohësisht pas një defekti teknik të shfaqur të premten pasdite datë 27.06.2025. Inxhinierët e klinikës ndërhynë menjëherë dhe pajisja do të rikthehet në funksion brenda ditës së hënë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit