Anglia është fituese e Europianit për U-21, për të dytin edicion radhazi. Kombëtarja e drejtuar nga Lee Carsley triumfoi 3-2 ndaj Gjermanisë në një finale spektakolare, e cila u vendos vetëm pas shtesave.
Anglezët ishin dominues nga fillimi dhe gjetën menjëherë avantazhin. Harvey Elliott zhbllokoi takimin në minutën e 5-të, ndërsa në minutën e 25-të Hutchinson dyfishoi shifrat.
Gjermanët u zgjuan vetëm në fundin e pjesës së parë, kur ngushtuan shifrat në 2-1, falë një goli të shënuar me kokë nga Nelson Weiper.
Në fraksionin e dytë, Gjermania ishte më kërkuese dhe u shpërblye me golin e barazimit në minutën e 61-të, të shënuar nga Nebel.
Në fillimin e shtesave, Anglia gjeti golin e tretë dhe të fitores me Jonathan Rowe.