-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli shkatërron rrjetin më të madh të Hamasit në Hebron në 10 vitet e fundit

Kryesoret

Shërbimi i Sigurisë së Brendshme të Izraelit (Shin Bet) ka zbuluar dhe shkatërruar një rrjet të madh të Hamasit në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor. Operacioni, që zgjati tre muaj dhe u zhvillua në bashkëpunim me ushtrinë dhe policinë, çoi në arrestimin e 60 personave dhe sekuestrimin e 22 armëve.

Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për rrjetin më të madh të Hamasit të zbuluar në dekadën e fundit. Rrjeti përbëhej nga 10 celula të ndara dhe përfshinte një strehë nëndheshme për armë dhe persona të kërkuar. Gjatë operacionit u zbardh edhe një sulm i armatosur i ndodhur 15 vite më parë ku humbën jetën katër izraelitë.

Operacionet kundër Hamasit në Bregun Perëndimor vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende publike identitetin e të arrestuarve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit