Rusia ka ndërmarrë një sulm ajror masiv ndaj Ukrainës gjatë natës, duke lëshuar mbi 500 mjete luftarake ajrore, përfshirë 477 dronë dhe 60 raketa, sipas forcave ajrore ukrainase. Prej tyre, 249 janë rrëzuar.
Zyrtarët ukrainas e kanë cilësuar këtë si sulmin më të madh ajror të deritanishëm, me objektiva të goditur edhe në rajonet perëndimore të vendit, larg vijës së frontit.
Për shkak të kërcënimit ajror, edhe Polonia ngriti në ajër avionë të saj dhe të aleatëve, për të ruajtur sigurinë në hapësirën e saj ajrore.
Ky zhvillim ndodh në një moment kur shpresat për një zgjidhje paqësore të konfliktit janë zbehur ndjeshëm, ndërsa lufta ka hyrë në vitin e tretë.