Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se është gjetur një blerës për platformën TikTok, në mesin e një grupi që ai e cilësoi si “njerëz shumë të pasur”. Në një intervistë për Fox News, Trump tha se më shumë informacione do të publikohen brenda dy javësh.
Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë afat TikTok-ut deri më 17 shtator për të gjetur një pronar të ri, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.
Ndërkohë, Trump njoftoi se bisedimet tregtare me Kanadanë janë pezulluar, për shkak të tarifave të vendosura nga Otava ndaj mallrave amerikane.