Zjarri që ka përfshirë fshatin Hoshtimë në Vlorë po përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë.
Ndërhyrja nga toka është bërë e pamundur, ndaj autoritetet kanë aktivizuar ndërhyrjen nga ajri me helikopter.
Deri tani nuk raportohen të lënduar, por situata mbetet kritike dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm.