Irani mund të rifillojë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda disa muajsh, pavarësisht dëmeve që kanë pësuar objektet bërthamore nga sulmet amerikane dhe izraelite, njoftoi shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), Rafael Grossi.
Në një intervistë për CBS News, Grossi tha se kapacitetet teknologjike të Iranit për pasurimin e uraniumit mbeten të paprekura dhe se “askush nuk mund të pretendojë që gjithçka është zhdukur”. Ai vuri në dukje se edhe pse sulmet në qendrat bërthamore në Fordo, Natanz dhe Isfahan kanë dëmtuar infrastrukturën, Irani është ende një shtet shumë i sofistikuar në fushën bërthamore.
Kjo paralajmërim vjen në një kohë kur tensionet ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit mbeten të larta, dhe bota monitoron me kujdes zhvillimet në rajon.








